inistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 816 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për masën inpute në serra.
Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë 2024 ofron pagesa direkte për fermerët për fara/fidanë dhe inpute bujqësore, me qëllim uljen e kostove të prodhimit.
Masa 4 është mbështetje për fara/fidanë dhe inpute të tjera me vlerë deri në 200 000 lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone për kultivimin e perimeve, rrushit në tavolinë për serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individualë dhe grup fermerësh me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 1 500 000 lekë për aplikant.
Në Skemën Kombëtare 2024, aplikimet më të mëdha janë përqendruar në masat 1-7,(blegtori – gjedh dhe të imta; bletari; bimë mjekësore; certifikim global GAP; ferma organike, inpute në serra) për të cilat ka rreth 15 mijë aplikime; pastaj mbështetja për naftën për punimet e mekanizuara, që zë pjesën më të madhe, me 54.500 aplikime. Në aplikimet në grup, risi për këtë vit, numri ka shkuar në 321 aplikime, ku pjesën më të madhe e zënë grupfermerët për serrat, ku limiti për të përfituar mbështetje ishte 1 hektar. Për naftën ka 8 grupime për mbi 10 hektarë, të cilët do të marrin 100% mbështetje dhe jo në masën 80%.
Fondi fillestar në dispozicion është 32 milionë euro, dhe për herë të parë paratë për skemën e naftës do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve.
Aplikimet u hapën më datë 27 mars 2024 dhe u mbyllën më 19 prill./ata