Arben Skënderi dhe bashkëshortja e tij Denata Toçe të ftuar në emisionin “Se luan topi” në Top Channel rrëfyen historinë e tyre të dashurisë dhe treguan pak nga jeta e tyre personale.

 
 
 
 
 

Denada vendosi t’i bëjë një shaka bashkëshortit të saj duke i thënë se është shtatzënë. Arbeni nga ky lajm mbeti i shtangur ndërsa derdhi edhe lot.

Denada: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të keshë një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?

 
 

Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.

Denada: Domethënë je gati ti?

Arbeni: Po jam gati.

“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.

“Totalisht”, përgjigjet ai.

“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denadës që e bëri Arbenin të qaj.
Denada duke i kërkuar falje i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.

“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me kalamajtë”, tregon Denada për bashkëshortin e saj.

“Thjesht kaloj kohë me ta dhe është një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”, shprehet Arbeni.