Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nisi funksionimin investimi i ri në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome.
Rama vizitoi nga afër furrat e Impiantit të Ferrokromit dhe mensën e punëtorëve, të cilët përveç pagës mesatare 900 euro kanë tanimë edhe ushqimin falas në vendin e punës.
Investimi i ri në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome në Elbasan garanton respektimin e të gjitha standardeve mjedisore dhe sociale, si detyrim i të gjitha sipërmarrjeve që të mbrojnë nga ndotja hapësirën e përbashkët.
Fabrika e pastrimit të pluhurit, investim i YILDIRIM Group, ka të përfshira mjediset e mensës dhe dhomat e zhveshjes për punonjësit, si tregues i angazhimit të kompanisë për përmirësimin e kushteve të vendit të punës dhe respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit të BE-së, në përputhje me qëllimet e saj mjedisore, sociale dhe qeverisëse (ESG)./ata