Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, solli sot shembullin e një prej të rinjve në bujqësi që ka zgjedhur të kontribuojë në vendin e tij.

Denaj u shpreh se, “Hazizi ka vendosur të kthehet nga emigrimi në vendin e tij, për të punuar me të atin pranë fabrikës së vajit të ullirit, “Olive Oil” në Sulovë.

“Në objektivat e tij për të ardhmen është krijimi i një “brandi” të vajit nga zona e Sulovës, që do të dalë nga fabrika si produkt final i ambalazhuar, me etiketën përkatëse dhe gati për eksport”, theksoi ministrja Denaj.

“Kam jetuar jashtë dhe jam kthyer tani këtu në Shqipëri bashkë me familjen time. Kam bërë një investim fabrikë vaj ulliri, teknologjia e re viti 2023. Ne mbledhim gjithë produktin ullirin që ka zona dhe ideja është që ta vazhdojmë me eksport për jashtë”, shprehet Haziz Sula./ata