Kur jemi 44 ditë nga nisja e Euro 2024 në Gjermani, UEFA ende nuk ka dalë më një reagim zyrtar për numrin e lejuar të futbollistëve në një ekip. Komitetit Teknik i UEFA-s mori një kërkesë për të lejuar trajnerët të kenë 26 lojtarë me vete, me disa prej trajnerëve që ishin kundër. Një prej tyre, Sylvinho zbuloi pse është kundër idesë për 26 emra. Për trajnerin e Shqipërisë nuk është e lehtë që të lërë jashtë në çdo takim katër emra.

"Nuk është e lehtë për trajnerin që gjatë një seance stërvitore të lërë jashtë katër futbollistë dhe t’u komunikojë se duhet të punojnë të veçuar, ose të shohin shokët e skuadrës që përfshihen në taktikën që ai do të përgatisë", tha braziliani i stolit kuqezi.

Kështu u shpreh Sylvinho pas një aktiviteti të FSHF-së, ndërsa UEFA thuajse do bëjë zyrtare kërkesën për 26 emra, teksa institucioni i futbollit ka rënë dakord për një gjë të tillë. Në "Gjermani 2024" Shqipëria bën pjesë në Grupin B dhe ka rivalë emra si Spanja, Italia apo Kroacia, me tanët që kërkojnë të jenë "Hirushja" e Euro 2024 në një "grup ferri"./Shqiptarja