Konfederata e sindikatave një protestë ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, në këtë 1 maj, kjo sindikatë synon të sensibilizojë me protestën e saj të rinjtë që të mos largohen nga vendi.

Me pankarta dhe flamuj në duar, për gjatë rrugës ata i bëjnë thirrje të rinjve me mesazhin të mos braktisin atdheun por të kujdesen për të.

Gjithashtu ata me pankartat e tyre i bëjnë thirrje edhe politikbërësve të hartojnë politika për të mbajtur të rinjtë ne vend.

Ata u vendosën përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj.

Mesazhi ka qenë gjithashtu që të rinjtë e larguar të kthehen në Shqipëri. Sipas tyre shumë sektorë të vendit dhe Shqipëria ka nevojë për ta, pasi po vuhet shumë mungesa e forcës punëtore.

Ata shtojnë se vendi ofron shumë mundësi, mjafton që ligjet të ndryshojnë dhe të rriten pagat./Shqiptarja