UNESCO ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Parkun Kombëtar të Butrintit, e cila la në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Fondin Amerikan të Zhvillimit, për investime në këtë park.
Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore njofton se shqetësimet lidhur me këtë park do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Dehli, Indi, nga datat 21-31 korrik 2024.
Reagimi i UNESCO pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Butrintin
Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore 'Butrint'.
Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.
Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik./Shqiptarja