Përfaqësuesi i Qeverisë së ardhshme të Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka thënë sot në Kuvend se sfida më e madhe për kabinetin e tij do të jetë “mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Ai shtoi se qeveria e ardhshme “do të bëjë gjithçka për të parandaluar pranimin e shtetit të rremë të Kosovës” në anëtarësim në Këshillin e Evropës, edhe pse pranoi se “shanset për një gjë të tillë nuk janë të mëdha”.

Ai po ashtu tha se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Në parlament Vuçeviç filloi me paraqitjen e një ekspozite për punën e qeverisë së ardhshme, e cila do të ketë gjithsej 31 anëtarë./BalkanWeb