Në Vlorë janë ndërtuar banesat sociale në lagjen “28-nëntori”, njohur si zona e ish-frigoriferit në Vlorë. Pallati i parë ka përfunduar dhe është shpallur lista e fituesve nga Këshilli Bashkiak i Vlorës. Në një interviste për mediat, kryebashkiaku i Vlorë, Ermal Dredha tha se janë 75 famije që përfitojnë shtëpi me kredi të butë.

  “Nuk janë banesa falas, por bashkia luan rolin e ndërmjetësit me entin e banesave. Këto familje marrin banesa me çmimin e Kostos së ndërtimit, 618 mijë lek të vjetra për me metër katror. Por ata duhet të plotësojnë dhe kriterin e të ardhurave financiare që e kërkon banka për të përfituar kredi të butë” thotë Dredha.

75 familjet e para perfituese janë kryesisht, çifte të reja, anëtarë të komunitetit rom dhe disa qytetarë që kanë mbetur të pastrehë pasi shteti ka shembur shtëpitë e tyre për të ndërtuar rrugë e vepra publike.

“Kanë përfituar qytetarë të cilët janë prekur nga projektet publike të qeverisë apo bashkisë, çiftet e reja që janë pa banesë, pjesa e minorancës, minoriteti rom"- theksoi Dredha.

Ai shtoi se nuk ka pasur kontestime nga komuniteti dhe procesi është i ndershëm.

"Janë 75 familje fituese dhe 40 aplikantë në listë pritje. Banka është hallka e dytë sepse keto familje duhet te kene te ardhura per te perballuar kredine. Nuk është diçka që jepet falas nga bashkia por jepet në koston e ndërtimit”.

Kjo është vetëm faza e parë e procesit, pasi në total deri në fund të vitit 2024 do të strehohen 300 familje në banesa sociale.