Eksportet bujqësore vijuan rritjen gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Ministrja e bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se, eksportet bujqësore u rritën në sasi me 11.6%, gjatë periudhës Janar-Mars 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT.

Sipas saj, prania e produkteve bujqësore “Made in Albania” po rritet në mënyrë të qëndrueshme drejt tregjeve të huaja.

“Këto shifra, janë një pasqyrë e qartë e rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend”, tha Denaj./ata