Türkiye nënshkroi sot një deklaratë synimi për bashkëpunim për mbrojtjen e mjedisit me Republikën Çeke, tha ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Mehmet Özhaseki.

Në një postim në X, Özhaseki njoftoi nënshkrimin e deklaratës dhe tha se kanë diskutuar projektet mjedisore gjatë një takimi me ministrin çek të mjedisit Petr Hladik.

“Ne do të ndajmë përvojat tona në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe do të bashkëpunojmë në projektet tona mjedisore me ndjeshmërinë që kemi në përputhje me objektivat tona të emetimit neto zero të vitit 2053 dhe zhvillimit të gjelbër të vendosura nga presidenti ynë Recep Tayyip Erdogan”, shtoi ministri turk./aa