residentja Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Në takim u diskutua edhe mbi procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’ rast e para presidentja Osmani potencoi se vazhdimi i masave ndëshkueset të BE-së ndaj Kosovës është i padrejtë, pasi kjo e fundit ka plotësuar kushtet për heqjen e tyre. Osmani e Hovenier diskutuan edhe për të arriturat dhe projektet e përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.