FSHF do të organizojë një seleksionim në datat 18 dhe 19 maj 2024 me futbollistët e rinj shqiptarë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Përzgjedhja do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të jetë i fokusuar te lojtarët e vitlindjeve 2009-2010-2011, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.
I pranishëm do të jetë edhe drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, i cili përveç përzgjedhjes së talenteve të rinj, do të shikojë nga afër edhe ecurinë e lojtarëve që spikatën në seleksionimin e vitit të kaluar të organizuar nga FSHF.
Departamenti i ekipeve Kombëtare më datë 19 maj do të organizojë edhe një ndeshje miqësore me lojtarët e vitlindjes 2007-2008 që kanë spikatur në seleksionimin e kaluar.
FSHF u bën thirrje edhe njëherë të gjithë të interesuarve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience pasi shumë shpejt do të mbyllen regjistrimet.
Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së e-mail-it [email protected] ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin e saktë në fushë, uebin zyrtar të klubit ku luajnë, pasaportën që zotërojnë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojnë dhe një numër kontakti.
Ndërkohë të gjithë personat që kanë aplikuar, në ditët në vijim do të kontaktohen nga FSHF ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me përzgjedhjen./ata