Granit Xahakado të largohet pas shtatë vitesh nga Londra dhe nga Arsenal. Futbollisti shqiptar po i jep fund aventurës me "Topçinjtë: dhe pritet të vazhdojë karrierën te Bayer Leverkusen.
Sipas “Mirror” anglez, Arsenali është gati të shesë mesfushorin 30-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024 dhe për të do të marrë rreth 10 milionë euro.
Xhaka u bë lojtar i Arsenalit në vitin 2016. Ai mbërriti nga Borussia Monchengladbach për një shifër prej 35 milionë paund dhe u bë menjëherë një futbollist kyç.
Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë për mesfushorin me origjinë shqiptare te Arsenal. Atij iu hoq shiriti i kapitenit në vitin 2019 pasi reagoi keq ndaj ngacmimit nga fansat e tij përpara se të pranonte hapur se donte të largohej. Por Arteta ishte në gjendje ta bindte Xhakën të qëndronte, duke nënvizuar se sa i rëndësishëm ishte ai për formacionin e spanjollit.