vFranca dhe Japonia shprehën angazhimet për forcimin e lidhjeve strategjik dhe ekonomike.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron priti në Pallatin Elysee kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Në një deklaratë nga Pallati Elysee thuhet se takimi është një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dy liderët premtuan që të forcojnë bashkëpunimin që Indi-Paqësori të mbetet një rajon "i lirë dhe i hapur të bazuar në ligjin ndërkombëtar, larg nga çdo lloj presioni".

Palët ranë dakord për zbatimin e një marrëveshjeje që synon të rrisë bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura Franceze dhe Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë.

Në takim u miratua dhe Deklarata e Qëllimit Francë-Japoni lidhur me bashkëpunimin në fushën e metaleve kritike.

Në deklaratë thuhet se synohet të inkurajohet furnizimi dhe inkurajimi i përdorimit të vazhdueshëm të burimeve bazë./aa