Një zjarr ka përfshirë një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagen-it. Mësohet se ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri që përfshiu ndërtesën nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Ndërtesa historike, e cila ndodhet ngjitur me parlamentin danez, ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri. Ajo përdorej shpesh për darka gala, konferenca dhe ngjarje, por nuk është e hapur për publikun.

Imazhet që qarkulluan në mediat sociale treguan se vepra arti u hoqën nga ndërtesa, e cila daton në vitin 1625. Ministri i Kulturës së Danimarkes, Jakob Engel-Schmidt, postoi në Twitter fotot nga ndërtesa në zjarr duke thënë se 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishte përfshirë nga flakët. Ai tha se ishte prekëse të shihje se si kalimtarët i ndihmuan punonjësit e urgjencës të shpëtonin thesaret e artit dhe imazhet ikonike nga ndërtesa që digjej./Dosja.al