Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen e sotme foto nga parku “Vala”.

“Parku “Vala” ku fëmijët dhe të rinjtë luajnë e argëtohen në çdo orë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Me një sipërfaqe prej 8 mijë metra katrorë, pjesë e programit kombëtar “Dua të Luaj”, parku “Vala” i është shtuar pak muaj më parë infrastrukturës së qytetit, duke sjell më tepër hapësira argëtuese.

Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”./ata