Madonna do të performojë sot në një koncert historik falas në Rio de Zhaneiro, Brazil në plazhin madhështor “Copacabana” duke përfunduar kështu turneun e saj “The Celebration Tour”, i cili ka qenë një nga më të zhurmshmit e këtij viti, sipas “Billboard”.

Ngjarja – do të jetë koncerti i saj më i madh deri më tani, një shfaqje e paharrueshme në një nga mjediset më të bukura në botë.

Koncerti do të jetë pa pagesë si një falënderim për fansat e saj, pas më shumë se katër dekadash në industrinë e muzikës.

Gjithashtu, ky do të jetë koncerti i parë i artistes me shitjet më të mëdha të të gjitha kohërave në Brazil që nga viti 2012.

Koncerti i Madonna-s në Brazil do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Globo në orën 21:45. Turneu filloi në Londër në muajin tetor, dhe më pas vijoi në Kanada, SHBA dhe Meksiko./BalkanWeb