Nicki Minaj filmoi veten teksa arrestohej nga policia që e akuzonte për drogë. Kjo ndodhi gjatë momentit kur ajo udhëtonte nga Amsterdami në Mancester për turin e saj të radhës ‘Pink Friday 2’.
Pavarësisht se e mohoi me forcë se ajo mbante ndonjë drogë, reperes 41-vjeçare iu tha se duhej të shkonte në komisariat. Në regjistrim, një burrë i shpjegoi asaj se “do duhet të marrësh një avokat“.
Gjatë videos, krijuesja e hiteve tha se asaj i thanë ‘të futej në furgon policie dhe të shkonte pa praninë e avokatit’./Shqiptarja