34 qendra shëndetësore do të jenë në shërbim të turistëve përgjatë gjithë sezonit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në rrjetet sociale se “ashtu si përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike malore, 34 qendrat shëndetësore verore janë në shërbim 24/7, për t’iu përgjigjur emergjencave shëndetësore, për një sezon turistik të sigurt e të shëndetshëm”.

 

Duke filluar nga 1 qershori për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve, do të hapen 34 qendra shëndetësore verore ose 4 më shumë se një vit më parë.

Këto qendra janë të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil.

Qendrat e reja verore që do të çelen për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë.

Në veri të vendit do të funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera./ata