Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) denoncoi sërish të dielën, duke deklamuar se po kryhet “gjenocid” në Rripin e Gazës, duke u bërë thirrje 57 vendeve anëtare të saj të vazhdojnë vendosjen e “sanksioneve” ndaj Izraelit, me një rezolutë të miratuar.

Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të “ushtrojnë presion diplomatik, politik dhe ligjor” dhe të aplikojnë “sanksione” në nivele të tilla si ekonomike, sportive, kulturore dhe ndërkombëtare” kundër Izraelit.

Për më tepër, OIC bën thirrje për shpalljen e një “armëpushimi të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar”.

Përveç kësaj, rezoluta kërkon “të ndalojë eksportin e armëve dhe municioneve të përdorura nga ushtria” e Izraelit “për të kryer krimin e gjenocidit në Gaza”.

Organizata, e themeluar në vitin 1969 në hirin e zjarrit të Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, synon të rrisë solidaritetin musliman, të mbështesë luftën palestineze dhe të mbrojë vendet e shenjta islame.

Në nëntor 2023, OIC u mblodh në Riad, në të njëjtën kohë me Ligën Arabe, duke dënuar operacionet e forcave të armatosura izraelite në Rripin e Gazës, por pa bërë thirrje për vendosjen e masave ndëshkuese ekonomike dhe politike kundër Izraelit.

Ai takim nxorri në pah mosmarrëveshjet mbi mënyrën se si duhet të trajtohej konflikti i armatosur, në sfondin e frikës se ai mund të ndizet në Lindjen e Mesme.

Në fundjavë, vëmendja ndërkombëtare ishte në Kajro, ku po zhvilloheshin negociatat për një armëpushim në Rripin e Gazës, të shoqëruara me lirimin e pengjeve, por shtatë muaj pas shpërthimit të luftës, Izraeli dhe Hamasi nuk janë larguar nga pozicionet e tyre. /tesheshi.com/