Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut prej 4 ditësh nuk i jep përgjigje thirrjeve të rregullta të kryera përmes linjës ndërkufitare dhe të ndihmës ushtarake.
Në një deklaratë nga Ministria e Bashkimit të Koresë së Jugut thuhet se "Koreja e Veriut duket se ka ndërprerë linjën e komunikimit të përditshëm në mënyrë të njëanshme, pasi nuk i është përgjigjur thirrjeve rutinë që nga dita e premte".
Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka vënë në dukje se prej 4 ditësh njëra pas tjetrën kanë mbetura pa përgjigje thirrjet e rregullta dy herë në ditë të kryera përmes kanalit të komunikimit ushtarak.
Zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit, Koo Byoung-sam tha se "Ndërsa monitoron situatën, qeveria nga njëra anë po shqyrton se si do të jepet përgjigje (ndaj qëndrimit të Veriut). Nuk do të zgjasë shumë që ne të paraqesim një qëndrim zyrtar".
Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut, përmes linjës komunikojnë dy herë në ditë, në orën 09:00 dhe në orën 17:00./AA