Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë më 12 maj një takim me bashkëatdhetarët në Greqi.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet: “mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”.
Turi i kryeministrit Rama me diasporën është emërtuar “Krenar për Shqipërinë” dhe nis me shqiptarët në Athinë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar se një nga arsyet e nisjes së turit është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri./ata