Me rastin e Ditës së Europës, Fondi i Ballkanit Perëndimor shpalli sot një skemë mbështetëse përmes granteve për shoqërinë civile.

E quajtur “ERC Grants”, kjo skemë për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal do të financojë me 30.000 euro grant projektet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Skema bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian, përmes IPA III.

Fondi i Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund) është një organizatë rajonale e themeluar në vitin 2017 nga ana e Ministrive të Punëve të Jashtme të rajonit, për të mbështetur procesin e bashkëpunimit dhe ripajtimit.

Si i tillë, operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në 10 thirrje të mëparshme, Fondi ka mbështetur mbi 250 projekte rajonale, me mijëra përfitues të drejtëpërdrejtë dhe indirekt.

Falë këtyre thirrjeve, mbi 7 mijë organizata të shoqërisë civile dhe individë janë nxitur të bashkëpunojnë për herë të parë në kontekstin rajonal./ata