Shkodrës i është rikthyer sahati, një nga simbolet e qytetit, i cili nuk funksiononte prej vitesh.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sahati i rindërtuar nga bashkia e Shkodrës.

“Rilind edhe Sahati simbol në Shkodër, bashkë me zemrekun e ndalur nga një agoni e  gjatë”, shkruan Rama.

Mekanizmi, i cili vë në punë këtë sahat, ishte ruajtur nga familja shkodrane Kurraj, për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit.

Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali, u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe u realizua pastrimi dhe mirëmbajtja e mekanizmit të tij, i cili është tashmë pjesë e fondit të Muzeut të qytetit./ata