Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot në seancë publike dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, qarku Vlorë, Vangjel Tavos, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.

Vangjel Tavo merr kështu zyrtarisht mandatin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjë që i hap rrugë edhe betimit të tij në Këshillin Bashkiak të Himarës.

Opozita ankimoi rezultatin e Himarës por pretendimet e saj u rrëzuan.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi në fund të gushtit kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit në Himarë.

Më herët edhe Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë./ata