Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” në Tiranë pas rikonstruksionit ofron kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga shkolla e re, e cila u përurua disa ditë më parë.
“Edhe një tjetër shkollë e re hap dyert në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” e ndërtuar me standardet më të mira për mbi 300 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.
Shkolla u rikonstruktua me mbështetjen e Bashkimit Europian, si pjesë e programit “EU4Schools” dhe zbatuar nga UNDP.
Mjediset e shkollës janë transformuar në një hapësirë bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse me 10 klasa të reja, dy laboratorë të avancuar për IT dhe Kimi/Fizikë, një palestër të rinovuar, një fushë sporti në ambient të hapur, një sallë multifunksionale dhe një sallë infermierie dhe psikologjike.
Tashmë shkolla ofron kushte moderne për të gjithë nxënësit, përfshirë ata me nevoja të veçanta./ata