Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot në Gjermani një takim me rektorin e Universitetit RWTH Aachen, Prof. Ulrich Rüdiger.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu bën me dije se gjatë takimit diskutuam për të nisur bashkëpunimin për projekte të përbashkëta studimi në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, si dhe mbështetje për zhvillimin e kërkimit shkencor, në bashkëpunim me Universitetet Politeknik dhe të Mjekësisë.

“Prioriteti ynë është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë dhe për këtë po ndërtojmë ura bashkëpunimi me universitete prestigjioze evropiane për të zhvilluar programe të përbashkëta studimi dhe për të ndërtuar modele të reja të bashkëveprimit për kërkimin shkencor mes industrisë dhe akademisë për zhvillimin e teknologjisë”, tha Manastirliu./ata