Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Izzat Al-Risheq tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të "krijojë justifikime për t'u shmangur nga negociatat" dhe se ai nuk është serioz në çështjen për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Deklarata e Al-Risheq lidhur me çështjen u publikua në llogarinë e Hamasit në Telegram.

Në deklaratën e tij zyrtari i Hamasit theksoi se "Izraeli nuk është serioz në çështjen e arritjes së marrëveshjes. Po i përdor negociatat si mbulesë për të pushtuar qytetin Rafah dhe pikën kufitare Rafah".

Duke e akuzuar kryeministrin izraelit për "krijimin e justifikimeve për t'u shmangur nga negociatat", Al-Risheq potencoi se edhe Netanyahu fajëson Hamasin dhe ndërmjetësit.

Al-Risheq thotë se Hamasi është i përkushtuar ndaj qëndrimit që ka mbajtur ndaj ndërmjetësve lidhur me pranimin e propozimeve të tyre./aa