Një vogëlusheje britanike i është rikthyer dëgjimi pasi u bë personi i parë në botë që mori pjesë në një provë pioniere të terapisë gjenetike.

Shkencëtarët e vlerësojnë si një zhvillim që shënon një epokë të re në trajtimin e shurdhimit.

 

Fëmija lindi i paaftë për të dëgjuar për shkak të neuropatisë dëgjimore, një gjendje që prish impulset nervore që lëvizin nga veshi i brendshëm në tru dhe mund të shkaktohet nga një gen i gabuar.

Por pasi mori një infuzion që përmbante një kopje funksionale të genit gjatë një operacioni novator që zgjati vetëm 16 minuta, e vogla vetëm 1 vjeçe e gjysmë, tashmë arrin të dëgjojë pothuajse në mënyrë të përsosur.

Ndërhyrja u krye në spitalet universitare të Kembrixhit, teksa më shumë fëmijë të shurdhër nga Britania e Madhe, Spanja dhe SHBA janë marrë nën mbikëqyrje dhe do të ndiqen për 5 vjet.

Kirurgët që kanë marrë përsipër edhe studimin janë shprehur të kënaqur me rezultatet dhe tashmë e konsiderojnë si një kurë që do të zgjerohet për të shëruar mungesën e dëgjimit, pasi është hulumtuar për dekada.

Prova e përgjithshme përbëhet nga tre pjesë, ku tre fëmijë të shurdhër marrin një dozë të ulët të terapisë gjenetike vetëm në një vesh.

Pastaj, nëse tregohet se është e sigurt, më shumë fëmijë do të marrin një dozë në të dy veshët në të njëjtën kohë. Në total, 18 fëmijë në mbarë botën do të eksperimentohen në të njëjtën mënyrë si vogëlushja e parë./OraNews