Numri i refugjatëve të mitur që rezultojnë të zhdukur ka shkuar në 51 mijë në të gjithë Evropën. Ky është rezultati i një investigimi ekskluziv të rrjetit gazetaresk evropian “Lost in Europe”, ku bëjnë pjesë media belge, holandeze, italiania dhe Gjermania.

Sipas këtij investigimi vetëm tre vjet më parë, ky numër ishte rreth 18.300. Gjatë kësaj periudhe, numri i të miturve të zhdukur është rritur ndjeshëm edhe në Gjermani – nga 724 në 2021 në 2005 sot.

 

Hulumtimi nxjerr në pah mangësi të konsiderueshme në mbledhjen e të dhënave për refugjatët e mitur të zhdukur.

Nga autoritetet kompetente në 31 vende evropiane, të cilat përveç 27 anëtarëve të BE-së dhe Moldavisë, Norvegjisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe – vetëm 15 iu përgjigjën pyetjeve të rrjetit kërkimor.

Ndërsa disa vende si Italia dhe Austria raportojnë shifra veçanërisht drastike, me më shumë se 20.000 fëmijë dhe të rinj të zhdukur, të tjera, si Spanja apo Greqia, nuk mbledhin asnjë informacion për fëmijët dhe të rinjtë e pashoqëruar.

Aktualisht në BE nuk ka rregullore për regjistrimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi fatin e të miturve refugjatë të pashoqëruar.

Kur refugjatët e mitur zhduken nga strehimoret nën mbikëqyrjen e autoriteteve, ata duhet të regjistrohen si persona të zhdukur. Disa rishfaqen, pas disa ditësh, në një qytet tjetër, në një komunë tjetër./OraNews