Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan tha se "Türkiye përballë politikave përjashtuese ndaj vendit tonë të cilat ndikojnë negativisht edhe në aspektin që Bashkimi Evropian të jetë fuqi globale, nuk do të përmbahet nga përdorimi dhe zhvillimi i mundësive dhe aftësive strategjike që ajo ka".

Në një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës, ErdoÄŸan ka publikuar një mesazh me rastin e Ditës së Evropës.

Në mesazhin e tij, ErdoÄŸan deklaroi se 9 maji, kur u publikua Deklarata e Schuman-it i cili hodhi themelet e integrimit evropian, është perceptuar si "Dita e Evropës" që nga viti 1999 kur në vend është regjistruar statusi i Türkiyes për kandidat në BE.

Pasi ka deklaruar se Dita e Evropës nuk është vetëm fillimi i unitetit politik dhe ekonomik të Evropës, por siguron mundësinë për përkujtimin e paqes dhe stabilitetit, të cilat janë fryt i përpjekjeve të përbashkëta prej dekadash, ErdoÄŸan theksoi se sfida të tilla si luftërat, konfliktet dhe aktet terroriste që ndodhin në nivel global dhe në rajonin e afërt, migrimi i parregullt dhe ndryshimet klimatike kërcënojnë rendin në kontinentin evropian ashtu si dhe në të gjithë botën.

- "Jemi gati të punojmë së bashku për një pamje evropiane në të cilën vendi ynë do të zë vendin që meriton"

"Islamofobia, ksenofobia dhe racizmi, të cilat po përshkallëzohen në të gjithë kontinentin, janë një nga burimet më të mëdha të shqetësimit për njerëzit tanë dhe emigrantët që jetojnë në Evropë. Diskriminimi dhe krimet e urrejtjes kundër komunitetit evropian turk po bëhen të zakonshme dita ditës", tha presidenti turk.

"Ndërsa politikat që ndiqen nga disa institucione dhe vende evropiane në kuadër të krizës së Gazës, ku deri më sot janë vrarë 35 mijë palestinezë, mes tyre 15 mijë fëmijë, kanë shkaktuar që besimi te vlerat evropiane të tronditet. Për sa kohë që krizat, konfliktet dhe luftërat që prekin Evropën dhe gjeografinë tonë të përbashkët janë të destinuara të mbeten të pazgjidhura, vënia në pikëpyetje e këtyre vlerave do të vazhdojë duke u rritur", tha ErdoÄŸan.

Ai më tej shtoi se: "Në konjukturën aktuale gjeopolitike, është bërë më e rëndësishme se kurrë për të ardhmen e kontinentit tonë, që BE-ja të ndjekë politika gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të barabarta në gjeografinë e gjerë evropiane dhe në Mesdhe".

"Në këtë moment kritik ku politika e zgjerimit po merr vrull, prej shumë kohësh ka ardhur momenti që Türkiye dhe BE-ja të zhvillojnë bashkëpunim në të gjitha fushat, përfshirë negociatat e anëtarësimit të cilat janë baza e marrëdhënieve të tyre dhe që t'i vendosin ato në një marrëdhënie me një bazë më solide", potencoi ErdoÄŸan.

"Është e një rëndësie jetike që BE-ja në kuadër të parimit të besnikërisë t'i zhvillojë marrëdhëniet e saj me vendin tonë me një qasje të drejtë dhe të fokusuar drejt rezultateve si dhe të shmang politikat dhe diskurset që i vendosin marrëdhëniet tona në bllokim. Türkiye përballë politikave përjashtuese ndaj vendit tonë të cilat ndikojnë negativisht edhe në aspektin që BE-ja të jetë fuqi globale, nuk do të përmbahet nga përdorimi dhe zhvillimi i mundësive dhe aftësive strategjike që ajo ka", tha presidenti ErdoÄŸan duke shtuar:

"Me këtë rast dua të rikujtoj edhe një herë se si Türkiye jemi të gatshëm të punojmë së bashku për një pamje evropiane më të begattë, më solidare, më të hapur në të ardhmen në të cilën vendi ynë do të zë vendin që meriton. Me këto mendime, kryesisht qytetarëve të mi dhe të gjithë evropianëve iu uroj 9 majin - Ditën e Evropës"./aa