Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga Shqipëria është sulmuar nga disa persona në Rudar të Zveçanit.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, mësohet se personi në fjalë ka qenë në një kamion kur ka rënë pre e sulmit, ndërsa është goditur me gurë.
Raporti i plotë:
Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore.