SHBA-ja ka mohuar pretendimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, se "Washingtoni ka ndërhyrë ndaj zgjedhjeve parlamentare në Indi".
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjes së një gazetari lidhur me akuzën e zëdhënëses Zakharova ndaj SHBA-së për përfshirje në zgjedhjet në Indi.
"Ashtu sikur nuk ndërhyjmë ndaj zgjedhjeve në asnjë vend të botës, ne nuk ndërhyjmë as edhe ndaj zgjedhjeve në Indi. Këto janë vendime që do t‘i marrë populli i Indisë", tha Miller ndaj pretendimit se kanë ndërhyrë ndaj zgjedhjeve që vazhdojnë për të përcaktuar anëtarët e Asamblesë Popullore (Lok Sabha), dhomës së ulët të parlamentit në Indi.
Më 8 maj, Zakharova në një konferencë për media pretendoi se SHBA-ja kërkon të destabilizojë politikën e brendshme të vendit duke ndërhyrë ndaj zgjedhjeve në Indi./aa