Të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh ka rënë në lumë në qytetin rus St. Petersburgu.

Siç raporton agjencia e lajmeve ruse TASS, në autobus ishin rreth 20 persona, prej të cilëve katër kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në vendin e aksidentit. Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth.

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë njoftoi se nuk dihet shkaku i aksidentit dhe se ka nisur hetimi mbi incidentin./aa