Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, Matthias Rößler.
Takimi u fokusua në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të cilat u vlerësuan si të shkëlqyera, si dhe gjatë bisedës u theksua nevoja për intensifikimin dhe ngritjen e tyre në një nivel më të lartë.
Presidenti Begaj vlerësoi Matthias Rößler për mikpritjen dhe mundësinë e integrimit të shqiptarëve që jetojnë në Landin e Saksonisë./BalkanWeb