Në një bashkëbisedim me ndjeksin në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur se kur do ta ftojë kundërshtarin politik, kryeministrin Rama në podcast.
Berisha u përgjigj se Rama është i ftuar kurdo që do të ketë forcë dhe kurajo.
“Kundërshtari im politik është i ftuar kurdo që gjen forcë dhe kurajo.”
Berisha përsëriti edhe një herë se ftesa për podcast qëndron, por sipas tij, kryeministri nuk mund ta pranojë pasi “ka frikë nga vetja e tij.”
“Unë nuk mund t’ia shtoj guximin. Ato që thashë janë të vërteta dhe ai do të përgjigjet për to, pavarësisht nëse vjen apo nuk vjen në podcast me mua.”-tha Berisha.
Kujtojmë se si Berisha ashtu edhe Rama kanë nisur në këtë prag fushate të zgjedhjeve të 14 Majit podcast-et e tyre.