Rritja e volumeve tregtare në portin e Durrësit është reflektuar dhe në rritjen e të ardhurave përgjatë tre muajve të parë të 2024.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot se “referuar të dhënave zyrtare rezulton se për periudhën janar-mars 2024 të ardhurat janë rritur me 7% krahasuar me 2023”.

Disa prej indikatorëve që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare të Autoritetit Portual Durrës janë mirëmenaxhimi, ulja e shpenzimeve dhe efikasitetit të shfrytëzimit të sipërfaqeve portuale.

Vetëm në muajin janar në kompleksin Portual Durrës – Porto Romano u përpunuan mbi gjysmë milion tonë mallra ose 45% më shumë se janari i 2023, duke evidentuar kështu rolin e rëndësishëm të kësaj nyje detare për ekonominë e vendit./ata