Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjet e 950 delegatëve të rinj të Kongresit të kësaj force politike të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.
Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama ka marrë sot pjesë në votimin për delegatët e Kongresit të ri të Partisë Socialiste në njësinë administrative Dajt.
95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e Partisë Socialiste.
Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga votimet e djeshme për delegatët e Kongresit të ri të Partisë Socialiste në 369 vendvotime.
“Vijojnë edhe sot gjatë gjithë ditës për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë në ripërtëritjen e forumit më të lartë të familjes sonë të madhe politike”, shprehet Kreu i PS-së.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka deklaruar një ditë më parë se ky proces është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës./ata