Zakonisht njerëzit e kanë zakon t’i fusin ushqimet në frigorifer për ti mbajtur më të freskëta, por sa e shëndetshme është kjo praktikë?
Sipas një studimi, disa ushqime bëjnë mirë të qëndrojnë në temperaturën e dhomës. Në të kundërt, kur mbahen brenda në frigorifer, humbasin shijen ose prishen më shpejt sepse nuk u bën mirë i ftohti.
Ja cilat janë këto ushqime:
Avokado: Temperatura e ftohtë ngadalëson procesin e pjekjes.
Borziloku: Temperatura e ftohtë bën që borziloku të vyshket.
Kastravecat: Temperatura e ftohtë i zbut.
Manaferrat: Temperatura e ftohtë bën që manaferrat të humbasin shijen. Duhet t’i lini në temperaturën e dhomës dhe t’i konsumoni brenda pak ditësh.
Mangot: Temperatura e ftohtë ngadalëson pjekjen. Duhet ta lini në temperaturën e dhomës derisa të jetë gati për t’u ngrënë.
Qepët dhe hudhrat: Duhet të mbahen në temperaturën e dhomës. Nëse i fusni në frigorifer, do të zbuten dhe do t’u shtohen bakteret.
Domatet: Temperatura e ftohtë ndikon negativisht në procesin e pjekjes dhe shijes. Dëmton enzimat e domates dhe redukton lëngun./Shqiptarja