Nga 1 qershori deri më 28 korrik, në 34 qendrat shëndetësore verore janë kryer plot 35 000 konsulta mjekësore për turistët vendas dhe të huaj.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila në një postim në rrjetet sociale ndau një video nga bregdeti i Tales me opinonet e pushuesve që marrin shërbim shëndetësor në qendrat verore të hapura 24/7.
“Ndihmën e parë e mora shumë shpejt dhe stafi ishte shumë profesionist”, tha një pushuese.
Një turiste e huaj tha se “ndihem shumë mirë, shërbimi më i mirë se në Suedi”.
“Ne jemi këtu dhe mamaja ime kishte disa probleme, por jemi shumë të lumtur se morëm ndihmë shumë të mirë. Dhe gjithashtu jam shumë i habitur se ne nuk e njohim Shqipërinë. Është hera e parë këtu dhe gjithçka është falas kur jemi këtu. Pra është shumë e pazakontë. Nuk prisnim këtë”, tha një tjetër turist i huaj.
Duke filluar nga 1 qershori për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve në vend janë hapur 34 qendra shëndetësore verore./ata