Në kuadër të “Ditës së Nënës”, deputeti Tritan Shehu, shkruan se ajo është thelbi i familjes dhe nuk mujnd të lejohet që emri i saj të denigrohet.
Reagimi i plotë:
Sot ne “Diten e Nenes”, per te konfirmuar se: Nena eshte vetem Nje! Ajo eshte strumbullari i shqerise njerezore, i Familjes se vertete:
Nje Burre, nje Grua e me shprese Femijet. Nuk mund te lejojme ta denigrojne ate Emer sublim, ata qe per aresye trafiqesh, apo per interesa a vullnete ideologjike, kerkojne te na imponojne shkaterimin e shoqerise.
Nuk mund te kete “Nene surrogato” e as “Nene me qera”.
Nuk mund te kete as Nene 1,2,3,4 etj
Kete do te thote ne fakt “Uterus Surrogato apo me Qera”
Ashtu si ne teresi as Prind 1,2,3,4 etj, shifra diskrimunese keto perballe realitetit.
Prandaj sot duke uruar:
“Gezuar Diten Nenes”!
Te hedhim ne “kosh” tentativat per trafiqe “ferma uterusesh”, per prodhim femijesh.
Tentativa keto qe sponsorizohen nga grupe trafikantesh, lobe anti famije.
Qe fatkeqesish kane filluar te aplikohen ne Shqiperi ne menyre te pa ligjeshme, nen “hunden” e Shtetit, prokurorise, policise etj, te cilet heshtin.
Dhe qe tashme kerkojne te “legalizohen”, per te goditur vlerat e vendosur diskriminimin.
Ne nuk mund ta lejojme kete.
Kjo eshte nje beteje per te sotmen e te ardhmen e shoqerise, familjes, themeleve tona!
Ne do ta fitojme kete!/BalkanWeb