Dy vite nga bombardimi i kosullatës shqiptare në Kharkiv, prokuroria shqiptare vijon përpjekjet për dokumentimin e provave ligjore, të shkatërrimit të Konsullatës nga një sulm i Rusisë ne 6 mars 2022. 

Vitin e kaluar kërkesa u bë nga MEPJ në prokurorinë e përgjithshme për nisje të hetimeve, kurse shefi i akuzës shqiptare Olsian Cela disa ditë më parë i ka dërguar homologut të tij ukrainas Andriy Kostin, një kërkesë për t'u përditësuar në lidhje ecurinë e hetimeve të kërkuara nga pala shqiptare.

Shqipëria që prej ditës së parë të agresionit rus në Ukrainë ka qenë një prej vendeve më aktive në dënimin e këtij agresioni dhe në mbështetje të popullit ukrainas, duke vendosur sanksione kundër Moskës./Shqiptarja