Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se taksimi i profesionave të lira në masën që ai e cilësoi ekstremisht të lartë është kriminale.
“Taksimi profesioneve të lira, ekstremisht i lartë, është kriminal. Në një asnjë vend të rajonit nuk ka një penalizim të ngjashëm në masën 23%”, deklaroi ai gjatë një takimi me strukturat e PL-së.
Ai bëri të ditur se Partia e Lirisë do të angazhohet në një reformë të plotë fiskale me qëllim garantimin e një sistemi fiskal që nuk lejon shtrembërime dhe krijon hapësirë për shmagie dhe evazion.
Po ashtu, ai vuri në dukje se programi i PL-së parashikon uljen e barrës fiskale për biznesin dhe duke ofruar një taksim gjithëpërfshirës dhe të drejtë sipas aftësisë së secilit për të paguar, sipas parimit ai që fiton më shumë, paguan më shumë.
“Një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe me një numër sa më të vogël të taksave. Rivendosjen e taksimit të sheshtë, me normë tatimore 10% duke ulur barrën fiskale, me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe të përmirësimit të administrimit fiskal”, renditi Meta./ata