Në kuadër të Javës Kulturore Franceze mbërrin për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë Fous de Bassin dhe Ilotopie.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në datat 15 dhe 16 maj.
“Në një botë ku realiteti mjegullohet dhe ëndrrat fluturojnë mbi liqen, ekziston një spektakël ndryshe nga të tjerët”, u shpreh Gonxhja.
“Pas shfaqjeve përreth globit, Fous de Bassin dhe Ilotopie vijnë në Tiranë për Javën Kulturore Franceze për t’ju mahnitur me cirkun e magjishëm mbi ujë dhe lojërat surreale”, theksoi ministri Gonxhja./ata