Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, iu drejtua me një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Në emrin tuaj dashuroj t’i lë një pusullë mikun tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, kryeministrit Mitsotakis.

Në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

“Duam me të gjithë fqinjët sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni. Me vllazërim, me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi. Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Është koha e mirëqenies, është koha e lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”.

Rroftë Shqipëria, rroftë Europa demokratike!

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë! Na haptë një faqe të re vëllazërie, rendi evropian e paqe me prosperitet mes Shqipërisë dhe Greqisë”, ka mbyllur fjalimin e tij kryeministri Rama./ata