Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se synohet që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 Eurove.
“Tani kemi në dorë një plan shumë ambicioz por edhe mjaftueshëm të arsyeshme për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, 2023-2024, të Shqipërisë në nivelin elartë të rajonit. Dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 Eurosh. Që do të thotë se jem në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, të familjeve dhe pas rritjes së ëpagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare”.