Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë reaguar për rastin e dhunimit të profesorit shqiptar në doganën malazeze disa ditë më parë.

 

 

Dritan Abazobiç: Më vjen shumë keq për këtë incident, i kemi kërkuar falje profesorit, kemi marrë masa menjëherë

 

Kushdo që vjen në Mal të Zi do të merrej e njëjta masë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën, ka të bëjë me një moment që ishte katastrofal.

 

 

Çdo ditë mijëra njerëz kalojnë kufirin pa asnjë problem, ndodhin edhe kështu raste

 

Mendoj se profesori nuk e ka prishur radhën, mendoj se ai ka dashur ta rregullojë çështjen. Është bërë viktimë e këtij aksidenti. Më vjen shumë keq. Kushdo është i mirëseardhur në vendin tonë.

 

Edi Rama: Arsyeja kryesore për të cilën të gjithë duhet të ndiheni të qetë, është se vullneti i të dyja palëve është 100 për qind pozitiv. Nuk ekziston ndonjë gjë që ushqen këtë lloj sjellje. Duhen marrë masa, por nuk duhet shkuar përtej, se këto janë raste të izoluara.

 

Është rast sporadik, më ka mjaftuar se që në minutën e parë që telefonova Abazoviçin, i kishte marrë të gjitha masat. Edhe i kishte kërkuar ndjesë profesorit. E gjithë kjo është bërë me klas dhe me urtësi.