Kancelari gjerman, Olaf Scholz , në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, është pyetur në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe planin franko-gjerman., një marrëveshje që nuk është firmosur nga Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiç.

 

Kancelari gjerman tha se kjo marrëveshje është e peshuar nga Gjermania dhe Franca dhe mbështetet nga të gjitha vendet e BE-së, gjithashtu dhe nga SHBA-ja  Sipas kancelarit ky proces do të jetë i suksesshëm dhe do të arrihet në një marrëveshje për Kosovën dhe Serbinë.

 

“Me të vërtetë kemi të bëjmë me një propozim shumë të tejvajtës dhe shumë të peshuar të Francës, Gjermanisë,i cili mbështetet nga SHBA dhe BE dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel. Mendoj se ky proces do të përfundojë me sukses.”