Të paktën 14 palestinezë, përshirë edhe fëmijë mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin ajror që Izraeli kreu ndaj një shtëpie në Rripin e Gazës.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Të paktën 14 civilë, përshirë edhe fëmijë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin ajror që Izraeli kreu ndaj shtëpisë në fjalë. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan edhe një shtëpi në qytetin e Gazës.
Në lajm thuhet se ushtria izraelite me goditje artilerie ka vënë në shënjestër qytetin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës dhe se gjatë ka natës ka vazhduar goditjet me artileri ndaj kampit të refugjatëve Jabalia në veri.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, janë vrarë 35.091 palestinezë, përfshirë të paktën 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra ndërsa 78.827 të tjerë janë plagosur.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./aa